Lidhje

Studiuesit kanë zbuluar një gen, që zgjat jetën


Studiuesit amerikanë kanë zbuluar një gen, që zgjat jetën tek krimbat e tokës, kur ata hanë shumë më pak se sa normalisht. Njerëzit kanë gene të ngjashme dhe në se ato funksionojnë njësoj si tek krimbat e tokës, një ilaç që kopjon këtë funksionim, mundet në të ardhmen, nëse nuk e zgjat jetën, të paktën ta bëjë atë më të shëndetshme.

Studimet që prej viteve 1930-të kanë treguar se kafshët, që nga mizat e uthullës, deri tek majmunët e shtojnë jetëgjatësinë deri në 40 përqind, në se ato jetojnë vetëm me një djetë minimale, vetë sa për të mbijetuar. Një avanatazh i dytë është, një rrezik më i vogël, për t’u prekur nga kanceri, diabeti, sëmundjet e zemrës dhe sëmundje të shkaktuara nga degjenerimi i nervave.

Ngrihet pyetja: Pse ka përfitime nga një dietë e tillë? Përgjigja nuk ka qënë e qartë, por studjuesit në Institutin Salk për Studime Biologjike në universitetin La Jola në Kaliforni thonë se kanë gjetur një faktor gjenetike. Në një artikull të botuar në revistën Natyra, ata identifikojnë një gen i quajtur Fa-4, që i bën krimbat e urritur të tokës të jetojnë më gjatë.

“Ky është geni i parë që është shumë i rëndësishëm dhe specifik për gjetjen e përgjigjes që lidhet me kufizimin e dietës”.

Studjuesi Endrju Dillin i Institutit Salk thotë se eksperimentet e tij zgjatën ose shkurtuan jetëgjatësinë e krimbave të tokës, duke ndryshuar ndikimin e genit Fa-4. Këta krimba me nivele normale të geneve Fa-4 jetuan më gjatë kur ishin në një dietë me kalori shumë të ulët. Kur studiuesit përforcuan genin, krimbat jetuan edhe më gjatë, edhe kur hanin normalisht. Në kushtet normale të genit, krimbat kishin një jetëgjatësi standarte.

Zoti Dillin thotë se njerëzit kanë 3 gene të ngjashme me Fa-4, madje sugjeron se ato janë pjesë e një mekanizmi të brëndshëm mbrojtës kundër urisë.

“Nuk ka dyshim që të pangrënët të shkurton jetën, por edhe dieta me kalori tepër të larta po ashtu të shkurton jetën. Por ekziston një nivel i mesëm që në fakt shton jetëgjatësinë tek gjitarët me 30 deri 40 përqind. Pra ekziston si të thuash një dritare shumë e vogël, në kufirin midis kalimit në uri dhe të qënit i shëndoshë. Kjo është pikërisht dritarja e kalorive të kufizuara, që në fakt zgjat jetën”.

Studiuesi Dillin thotë se ia vlen të studjohet nëse versionet e genit Fa-4 tek njerëzit funksionojnë në të njëjtën mënyrë si tek krimbat e tokës. Objektivi do të ishte prodhimi i një ilaçi që do t’i aktivizonte ato në mënyrë që njerëzit të përfitojnë prej tyre pa qënë nevoja që të mbajnë një diet duke ngrënë fare pak.

Studjuesi thotë se objektivi nuk është në se një gjë e tillë do të zgjaste apo jo jetën e njeriut. Objektivi duhet të jetë pakësimi i sëmundjeve që lidhen me moshën. //ze//

XS
SM
MD
LG