Lidhje

Pakti i Stabilitetit zevëndësohet nga një Këshill Bashkëpunimi Rajonal


Përfaqësues nga 10 vende të Evropës Juglindore dhe të Bashkimit Evropian po takohen për të zëvendësuar Paktin e Stabilitetit për Ballkanin të vitit 1999 me një Këshill të ri të Bashkëpunimit Rajonal.

Agjencia kroate e lajmeve Hina tha se pjesëmarrësit në takimin e sotëm në Zagreb ranë dakord të emëronin zyrtarin e ministrisë së jashtme kroate Hido Bisheviç si sekretarin e parë të përgjithshëm të këshillit.

Krijimi i këshillit përfaqëson fazën përfundimtare në transferimin e zgjidhjes së problemeve për rajonin nga komuniteti ndërkombëtar tek udhëheqësit e 10 vendeve anëtare: Shqipëria, Bosnja, Bullgaria, Kroacia, Greqia, Maqedonia, Moldavian, Rumania, Serbia dhe Turqia.

Bisedimet i paraprinë takimit të nivelit të lartë të udhëheqësve të këtyre vendeve me zyrtarë të lartë të Natos dhe BE-së nesër. Kancelarja gjermane Angela Merkel, presidenti i Komisionit Evropian Jose Manuel Barroso dhe nënsekretari amerikan i Shtetit Nicholas Burns pritet të marrin pjesë në takim. //ze//

XS
SM
MD
LG