Lidhje

Irak: 22 të vrarë dhe më shumë se 60 të plagosur në një lagje kryesisht shiite të Bagdadit


Policia irakiane thotë se dy sulme vetëvrasëse me bombë, kanë shkaktuar vdekjen e 22 vetëve dhe kanë plagosur më shumë se 60 të tjerë, në një lagje kryesisht shiite të Bagdadit. Sipas zyrtarëve sulmet u drejtuan kundër dy pikave të kontrollit, pranë urave në lagjen Zafarania.

Në zhvillime të tjera, komandanti i forcave amerikane në Irakun Verior, thotë se ka nevojë për më shumë trupa për të kontrolluar dhunën në rritje, në provincën Diala. Gjeneral majori Benxhamin Dikson, u tha gazetarëve nëpërmjet një video-konference se ai kishte kërkuar trupa shtesë nga disa prej komandantëve më të lartë amerikanë në Irak.

Ushtria amerikane tha gjithashtu se katër trupa të tjera amerikane u vranë gjatë luftimeve në Irak. Trupat u vranë dje në incidente në Bagdat, Dijala dhe Divanija. Ushtria njoftoi gjithashtu se forcat e koalicionit në Irak vrarë sot katër terroristë pranë Taxhit, përfshirë një që thuhet se drejtonte një celulë sulmesh vetëvrasëse dhe që kishte lidhje me udhëheqjen e lartë të Al-Kaidës në Irak. //iç//

XS
SM
MD
LG