Lidhje

Turqi: Abdullah Gul deklaron se mbetet kandidatët për president


Ministri i Jashtëm i Turqisë Abdullah Gul tha se mbetet një nga kandidatët për president – megjithë kundërshtimet e laikëve. Zoti Gul i tha sot gazetarëve se kandidatura e tij nuk është mënjanuar nga kriza politike i shkaktuar nga emërimi i partisë A.K. në fuqi. Zoti Gul tërhoqi kanidatuarën e tij nga parlamenti pasi dështoi të fitonte mbështetjen e duhur.

Dje, parlamenti turk miratoi një sërë amendamentesh kushtetuese që do të lejojnë presidentin të zgjidhjet nga vota popullore në vend të parlamentit. Presidenti Ahmet Neçdet Sezer duhet të nënshkruajë amendamentet para se të kthehen në ligj.

Partia në fuqi propozoi një paketë reformash elektorale dhe kryeministri Recep Tayyip Erdogan bëri thirrje për zjgedhje të parakohshme më 22 korrik pasi parlamenti dështoi të zgjedhë presidentin.

Laikët e kundërshtuan kandidaturën e zotit Gul dh eakuzuan partinë me baza islamike A.K. për përpjekje për të minuar laikshmërinë e shtetit turk. //iç//

XS
SM
MD
LG