Lidhje

Kryeministri britanik Toni Bler dhe trashëgimia e emrit të tij në Kosovë


Kryeministri britanik Tony Blair mund të largohet nga politika, por trashëgimia që ai le pas do të qëndrojë në një nga territoret më pro-amerikane dhe pro-britanike të Evropës. Duke e vlerësuar atë për ndalimin e forcave brutale serb në Kosovë, familja Dajaku i vuri emrin ToniBler djalit të lindur menjëherë pas luftës.

Sot Tonibler Dajaku është gjashtë vjeç, dhe e kalon ditën në klasën fillore me nota të mira dhe gjuan topa tenisi në oborrin e shtëpisë së tij me vëllezërit dh emotrat në një fshat të Kosovës. Ishim shumë të gëzuar që u lirua dhe shpëtuam nga lufta, thotë nëna e tij Ajnishahe Dajaku.

44 vjeçarja Ajnishahe Dajaku ruan me vlerë një letër të dërguar nga rezidenca e kryeministrit britanik në maj të vitit 2003. Pasi iu larguan bombardimeve në fshatin e tyre nga forcat serbe gjatë vitit 1998-1999 familja Dajaku u strehua në pjesë të ndryshme të Kosovës. Shtëpia e tyre u dëmtua rëndë gjatë luftës dhe familja u detyruar të jetonte me vështirësi për disa vite në një kabinë xhami në oborrin e shtëpisë.

Tani ata jetojnë në një shtëpi njëkatëshe të ndërtuar me fonde të dhuruara dhe me disa nga të afërmit e tyre. I jati i Tonibler dhe dy djemtë e tij më të mëdhenj shkuan të punojnë në Slloveni për të mbështetur familjen e tyre.

Në Kosovë zoti Blair admirohet për vendosjen e një konsensusi ndërkombëtar për të ndërhyrë në ndalimin e mësymjes së forcave serbe ndaj shqiptarëve në vitin 1999.

Sot përpjekjet diplomatike vazhdojnë për të përcaktuar statusin e Kosovës që mund ta bëjnë atë shtet të ri të Evropës.

XS
SM
MD
LG