Lidhje

Mbi 25 të vdekur gjatë përleshjeve mes demonstruesve në Pakistan


Autoritetet në Pakistan thonë se të paktën 27 vetë gjetën vdekjen në përleshjet midis veprimtarëve rivalë politikë në Karaçi, në prag të një mitingu dhe një fjalimi nga ana e shefit të gjykatës të pushuar nga detyra, Mohamed Çaudri. Dhuna e detyroi zotin Çaudri ta e anulonte mbajtjen e fjalimit. Avokatët e tij thonë se ai u kthye me aeroplan për në Islamabad, pasi luftimet e ashpra dhe bllokimi i rrugëve e parandaluan atë shkonte nga aeroporti për në qytetin e Karaçit. Veprimtarë pro dhe kundër qeverisë shkëmbyen të shtëna me armë në rrugët ku pritej të zhvilloheshin demonstratat. Zyrtarët thonë se të paktën 90 vetë u plagosën sot gjatë shkallëzimit të dhunës. Një numëri makinash iu është vënë zjarri, ndërsa demonstrues me armë dhe flamuj të një partie pro qeveritare marshuan nëpër rrugët e Karaçit. Në Pakistan janë zhvilluar një numër demonstratash kundër shkarkimit të zotit Caudri nga ana e presidentit Pervez Musharaf. Zoti Musharaf tha sot se nuk ishte e nevojëshme për të shpallur një gjendje të jashtëzakonëshme. Në Karaçi u mblodhën sot edhe mijëra përkrahës së presidentit Musharaf./al/

XS
SM
MD
LG