Lidhje

Shpëtohen të gjithë pasagjerët e anijes “Empress of the North"


Roja bregdetare amerikane thotë se u evakuan të sigurt të gjithë 248 pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit të një anije turistike e cila ka ngecur në cektinë në Alaska.

Zyrtarët thonë se anija “Empress of the North” hasi në një shkëmb sot në mëngjes në “Ngushticën e Akullt” pranë qytetit port Xhuno. Sipas dëshmitarëve, udhëtarët dhe ekuipazhi u transferuan në anije peshkimi dhe anije të tjera turistike që ndodheshin në atë zonë, në kohën e aksidentit.

Roja Bregdetare dërgoi një avion dhe një anije për ndjekur gjendjen. Anëtarët e ekuipazhit janë ende në bordin e anijes turistike, duke u përpjekur ta çojnë anijen në portin më të afërt. Anija Empress of the North është e gjatë 110 metra dhe mban 280 udhëtarë.//lk

XS
SM
MD
LG