Lidhje

Kompania Daimler-Krajsler shet grupin Krajsler


Prodhuesi gjermano-amerikan i makinave Daimler – Chrysler njoftoi se do t’ja shesë Grupin Chrysler firmës Cerberus Capital Management, e cila është e specializuar në ristrukturimin e kompanive me probleme.

Cerberus do të paguajë 7,4 miliard dollarë për 80 përqind të aksioneve të Chryslerit, një kompani që vazhdon të operojë me humbje. Daimler Chrysleri do të mbajë 20 përqind të aksioneve. Kompania gjermane po e shet grupin Chrysler shumë më pak se sa 36 miliardë dollarë që pagoi për ta blerë atë në 1998.

Marrëveshja i krijon mundësi Daimlerit të përballojë koston prej 18 miliardë dollarësh të Chryslerit për pensionet dhe sigurimet shëndetësore të punonjësve. Chrysler është duke mbyllur uzina dhe po shkurton mijëra vende pune. Cerberus llogarit se programi i saj i ristrukturimit të kompanisë do të ketë sukses dhe se Chrysler-i do të kthehet përsëri në një kompani me fitim. //rd//

XS
SM
MD
LG