Lidhje

Uizner: Qeveria amerikane do që rezoluta të miratohet sa më shpejt

  • Intervistoi: Xhixho

I dërguari i posaçëm amerikan për statusin e Kosovës, Ambasadori Frenk Uizner, i tha Zërit të Amerikës se Sekretarja e Shtetit Kondoliza Rajs pati diskutime të plota dhe të hapura për Kosovën.

“Pala ruse ngriti shqetësimet e saj të njohura. Nga ana jonë ne e bëmë të qartë se kjo është koha për të zgjidhur çështjen e Kosovës. Puna në Këshillin e Sigurimit duhet të vazhdojë. Ne dhe rusët duhet të shohim me kujdes zhvillimet që kemi përpara, duhet të gjejmë gjuhën e përbashkët dhe bazën e përbashkët për të miratuar rezolutën që do të zgjidhte statusin e Kosovës”,- tha zoti Uizner.

Qeveria amerikane, tha ambasadori Uizner, kërkon që rezoluta të miratohet sa më shpejt që të jetë e mundur. Dëshira jonë, tha ai, do të ishte që rezoluta të miratohej deri në fund të muajit, por do të ishte gabim të përcaktohej një datë të konkrete. Ne po e trajtojmë çështjen e Kosovës, me urgjencën më të madhe. Ka shumë arësye që Rusia të mos i verë veton rezolutës, që Rusia të pranojë interesat që kanë evropianët dhe amerikanët për ta zgjidhur çështjen e Kosovës.

Intervistën e plotë me ambasadorin Wisner ju ftojmë ta ndiqni sot, në programin televiziv Ditari.//lk

XS
SM
MD
LG