Lidhje

Inspektorët: Irani po pasuron uranium në një shkallë shumë të lartë


Inspektorët e Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike thanë se Irani ka filluar të pasurojë uraniumin në një shkallë shumë më të lartë pasi ka zgjidhur shumicën e problemeve teknike.

Sipas ekspertëve bërthamorë dhe burimeve diplomatike, inspektorët kanë zbuluar se Irani po përdor tashmë një mijë e 300 centrifuga dhe po prodhon karburant të përshtatshëm për reaktorë bërthamorë. Ekspertët e agjencisë ndërkombëtare kryen një inspektim në impiantin kryesor bërthamor të Iranit në Natanz të djelën në prag të një raportimi në Këshillin e Sigurimit javën e ardhshme.

Këshilli i Sigurimit i ka dhënë Iranit afat deri më 23 maj për të ndalur pasurimin e uraniumit – proces që mund të përdoret për prodhimin e armëve bërthamore. Shefi i agjencisë, Muhamed ElBaradei tha se Irani ka tani njohuritë për të pasuruar uraniumin. //rd//

XS
SM
MD
LG