Lidhje

Luftimet midis fraksioneve rivale palestineze shkaktojnë 13 të vrarë


Luftimet midis fraksioneve rivale palestineze Hamas dhe Fatah u shkallëzuan sot ndjeshëm, duke shkaktuar 13 të vrarë në Rripin e Gazës.

Në incidentin më të përgjakshëm, persona të armatosur të grupit Hamas sulmuan anëtarë të forcave Fatah të sigurimit në afërsi të Karnit në kufirin me Izraelin, duke vrarë të paktën 8 roje dhe duke plagosur disa të tjerë.

Luftimet vazhduan megjithë arritjen e një marrëveshje të re armëpushimi dhe thirrjen e presidentit palestinez Mahmoud Abas i Fatahut për të ndalur dhunën.

Presidenti Abas bëri thirrje për zbatimin e menjëhershëm të planit të sigurisë për të ndalur luftimet. Plani u kërkon forcave rivale të sigurisë të veprojnë nën një komandë të përbashkët.

Në lajme të tjera, militantët Hamas goditën me një seri raketash nga Gaza në Izrael, duke plagosur disa njerëz. Izraeli u përgjigj me sulme ajrore kundër hapësirës së hapur në Gazën veriore.

XS
SM
MD
LG