Lidhje

Rekomandimet evropiane për ligjin e medias dixhitale në Shqipëri


Komisioni i Medias pritet të nisë diskutimet mbi projektligjin e transmetimeve dixhitale, rreth të cilit ka patur edhe debate të ashpra mes forcave politike.

Dje, përfaqësuesit e Komisionit europian dhe Këshillit të Europës në Tiranë i dorëzuan kryetares së parlamentit Jozefina Topalli vërejtjet dhe rekomandimet e tyre duke e vlerësuar projektin si një përpjekje të mirë për të ofruar një kornizë ligjore për transmetimet dixhitale.

Parlamentit shqiptar i është sugjeruar që ligji që do të miratohet të ketë një konsensus sa më të gjerë të forcave politike dhe të paraprihet nga diskutimet me grupet e interesit dhe shqoërinë civile.

Ekspertët europianë kanë propozuar që RadioTelevizioni publik të trajtohet me një status të vecantë dhe atij t’i jepet precedencë. Sugjerimet e ekspertëve europian janë vlerësuar paraprakisht nga të gjitha palët. Projektligji për transmetimet dixhitale u shoqërua fillimisht me debate për shkak të futjes së tij me urgjencë në rendin e ditës së parlamentit dhe kohës së shkurtër të lënë për konsultime. Ishte më pas ndërhyrja e përfaqësuesve europian që detyroi parlamentit ta shtynte miratimin dhe të priste ekspertizën ndërkombëtare. //rd//

XS
SM
MD
LG