Lidhje

Uolfovic ka rastin sot t'u përgjigjet akuzave


Bordi i drejtorëve të Bankës Botërore takohet sot me Presidentin Poll Volfovic, ku ai do të ketë rastin t’u përgjigjet akuzave se ka shkelur rregullat e bankës dhe kontratën e tij.

Dje një komision i posaçëm përfundoi hetimet nëse kishte konflikt interesash në gradimin dhe shtimin e rrogës që Volfovici koordinoi për të dashurën e tij, që është gjithashtu punonjëse e Bankës. Autorët e raportit thonë se është shqetësues fakti që Volfovici fajëson njerëz të tjerë për problemet e tij dhe se me veprimet e tij duket se mendon se rregullat dhe standarded e institucionit nuk janë për të.

Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë thanë përsëri sot se ata e mbështesin Volfovicin dhe se çdo gabim që ai mund të ketë bërë nuk është aq i rëndë sa që të ndëshkohet me largimin e tij nga posti i Presidentit të Bankës Botërore. //rd//

XS
SM
MD
LG