Lidhje

Presidenti i Rumanisë ka besim se do të fitojë në referendumin për shakrkimin e tij


Presidenti i Rumanisë, Traian Basesku, tha se beson që do të fitojë në një referendum për shkarkimin e tij, i cili do të mbahet të shtunën.

Zoti Basesku i përshkroi përpjekjet për shkarkimin e tij si një lloj grusht shteti nga ligjvënësit e opozitës. Ai tha se votuesit që mbështesin atë do të zgjedhin të ndërtojnë një shtet modern, ndërsa ata që mbështesin shkarkimin e tij duan të ruajnë status kuonë. Këto komente ai i bëri sot gjatë një interviste me agjencinë e lajmeve Associated Press.

Parlamenti e pezulloi zotin Basesku në muajin prill pasi e akuzoi atë për shkelje të kushtetutës. Ligjvënësit rumunë kanë caktuar 19 majin për mbajtjen e referendumit për shkarkimin e presidentit.

Ligjvënësit e akuzojnë udhëheqësin rumun se krijon paqëndrueshmëri politike, i bën presion juridikut dhe shkel kushtetutën, duke refuzuar të emërojë anëtarë të kabinetit të propozuar nga kryeministri Calin Tariceanu.//iç//

XS
SM
MD
LG