Lidhje

Parlamenti i Serbisë miraton qeverinë e re të koalicionit


Parlamenti i Serbisë miratoi mbrëmë pak para mesnatës qeverinë e re të koalicionit dhe rizgjodhi në postin e Kryeministrit Vojisllav Koshtunicën, vetëm disa minuta para se të skadonte afati i sanksionuar me kushtetutë, për formimin e qeverisë.

Ligjvënësit serbë votuan 133 vota pro me 106 kundër, për mbështetjen e kabinetit të ri. Kandidati moderuar Koshtunica tha se çdo parti pjesëmarrëse në koalicion ka deklaruar qartë aspiratat e saj, që Serbia të pranohet në Bashkimin Evropian. Por ai tha se nuk do të ketë konsensus për Kosovën, ku aspiratat e banorëve shqiptarë për pavarësi që përbëjnë shumicën, gëzojnë mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe Evropës Perëndimore.

Në se Parlamenti nuk do ta miratonte qeverinë e re deri dje në mesnatë, afat i caktuar në Kushtetutën e Serbisë, organi ligjvënës do të shpërbëhej dhe do të duhej të mbaheshin zgjedhje të reja.//lk

XS
SM
MD
LG