Lidhje

Presidenti i Bankës Botërore përpiqet të mbajë postin


Zyrtarë të lartë të Bankës Botërore pritet të rifillojnë diskutimet lidhur me presidentin e Bankës, Pol Ullfouic. Diskutimet vijnë pas një kërkese me tone emocionale të bërë dje nga zoti Ullfouic, i cili po përpiqet të qendrojë në këtë post. Ai bëri thirrje për drejtësi dhe përsëriti premtimin për të ndryshuar stilin e tij të drejtimit nëse vazhdon ta mbajë këtë post.

Një komision i posaçëm që heton rreth zotit Ullfouic tha se ai ka shkelur kushtet e kontratës së tij si dhe rregullat e Bankës kur përgatiti një paketë të veçantë që i rriste pagën mikeshës së tij, e cila ishte në atë kohë punonjëse e Bankës.

Po dje, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Toni Snou, tha se të gjitha alternativat janë në tryezë lidhur me të ardhmen e zotit Ullfouic. Këto komente u interpretuan nga shumë agjenci lajmesh si një sinjal se administrata e Presidentit Bush mund të jetë e gatshme ta pranojë largimin e tij të mundshëm si drejtor i Bankës.//iç//

XS
SM
MD
LG