Lidhje

SHBA: Shtyhet debati për reformën e imigracionit


Senati amerikan ishte përgatitur këtë javë të fillonte debatin për një projekt ligj të ri, për imigracionin. Por pas një viti debatesh politike rreth sigurisë së kufijve dhe imigracionit si dhe pas disa mauaj përpjekjesh private për kompromis, dje, krejt papritmas u vendos që debati të shtyhet për më vonë.

Shumë njerëz të përfshirë në debatin për imigracionin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, bien dakort që vendi ka nevojë që të forcojë sigurinë e kufijëve për të mos lejuar hyrjen e imigrantëve të paligjshëm. Administrata e presidentit Bush ndërmori hapa vitin e kaluar për këtë qëllim. Dhe Kongresi votoi që të ndërtohej një mur në shumë pjesë përgjatë kufirit shtetëror në jugperëndim të vendit.

Por më tepër se një vit mbasi imigrantët e paligjshëm dhe mbështetësit e tyre dolën me protesta nëpër rrugë për të kërkuar legalizimin për ata që punojnë në Amerikë, ende nuk ështe gjetur një marrëveshje.

Një grup senatorësh demokratë dhe republikanë, në mënyrë private ndërmorën një iniciativë dhe pritej që të paraqisnin një plan kompromisi. Propozimi i ri pritej të paraqitej në Senat në fillim të kësaj jave, por në mesjavë kryetari i shumicë demokrate në senat Harry Reid e shtyu debatin deri në 20 Maj. Kryetari i shumicë demokrate në senat Harry Riid “Ende ka shumë gjëra për t’u punuar në këtë projekt-ligj”, tha senatori.

Udhëheqësi i republikanëve në senat, Mitch McConnell është i të njëjtit mendim. Kryetari i pakicës republikane në senat Mitch McConnell “ Është shumë, shumë e komplikuar. Bisedimet kanë zgjatur për dy muaj”, tha senatori.

Një prej mbështetësve më të fortë të legalizimit të imigrantëve në Dhomën e Përfaqësuesve, ligjvenësi Luis Guiterrez nga Ilioni, e sheh shtyrjen si një zhvillim pozitiv: “Fakti që ai ka kërkuar që t’i jepet më tepër kohë, mendoj, se është një gjë emirë. Kjo do të thotë që bisedimet po marrin drejtimin e duhur dhe do të jenë të frytshme”. Mbështetësit e legalizimit thonë se ata duan që punëtorëve të paligjshëm t’u hapet rruga drejt marrjes së shtetësisë: “Duhet të garantohet që kjo rrugë drejt legalizmit të jetë e llogjikshme, funksionale dhe mos të ketë në të pengesa dhe kurthe që t’a bëjnë realizimin e saj të pamundur”.

Sipas njoftimeve propozimi i senatorëve pranon që punënjësit e paligjshëm në Amerikë të pagujanë gjobat dhe detyrimet dhe të kthehen në vendin e tyre, nga ku të përpiqen për të marr lejen e qëndrimit të përkohshëm në Shtetet e Bashkuara.

Kaq i paqartë sa duket, ky propozim nuk i shkon përshtat republikanëve si ligjvenësi Steve King. Ai është një mbrojtës i flaktë i sigurimit të kufijëve, i cili e konsideron fjalën “amnisti” si të papranueshme: “Është një amnisti nëse ju u garantoni një rrugë drejt nënshtetësisë atyre të cilët kanë hyrë ilegalisht në këtë vend. Kjo do të thotë të shpërblesh shkelësit për krimin që kanë kryer”, tha zoti King.

Presidenti Bush synon arritjen e një reforme të plotë. Ai vizitoi një hotel në qëndër të Washingtonit, i cili përdor të dhënat e qeverisë për të verifikuar punëtorët e ligjshëm. Zoti Bush dëshiron që verifikimi, së bashku me një program punëtorësh sezonalë, të përfshihet në legjislacion: “Mënyra më e mirë, dhe sinqerisht e vetmja mënyrë për të patur një ligj, i cili do të ketë vlerë dhe do të jetë zgjidha për këtë çështje njëherë e mirë, është një marrëveshje dypaartiake për të cilën po punohet që të jetë e frytshme”. Askush nuk mund të jetë përfundimisht i sigurt në se do të ketë një numër të mjaftueshëm ligjvenësish republikanë dhe demokratë në Kongres që do të mbështesnin një reformë të përgjithshme imigracioni. //rd//

XS
SM
MD
LG