Lidhje

Kombet e Bashkuara zgjedhin anëtarë të rinj në Këshillin për të Drejtat e Njeriut


Asambleja e Përgjithëshme e Kombeve të Bashkuara ka zgjedhur 14 vende të reja në këshillin e OKB-së për të drejtat e njeriut, duke përfshirë disa vende që grupet e të drejtave të njeriut i kanë denoncuar.

Egjipti është mes vendeve të zgjedhura sot për një mandat tre vjeçar në këshill. Disa grupe të të drejtave të njeriut janë shprehur kundër anëtarësisë së Egjipt për shkak të shkeljeve të të drejtave të njeriut nga ky vend. Edhe UN Watch dhe Freedom House kanë kritikuar Angolën dhe Katarin, dy anëtaret e reja të zgjedhura të këshillit si vende me regjime autoritare dhe praktikë negative votimi në Kombet e Bashkuara.

Por grupet e të drejtave të njeriut shënuan fitore kur Bjelloruasia, e akuzuar për shkeljen e të drejtave të njeriut, humbi ndaj Bosnje-Hercegovinës.

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut u krijua vitin e kaluar për të zëvendësuar Komisionin e diskredituar të të Drejtave të Njeriut, në të cilin bënin pjesë vende që kishin shkelur rëndë të drejtat e njeriut. //rd//

XS
SM
MD
LG