Lidhje

Ukraine: Jep dorëheqjen kryetari i Gjykatës së Lartë


Kryetari i Gjykatës së Lartë të Ukrainës dha dorëheqjen ndërkohë që drejtonte një proces gjyqësor për krizën kushtetuese që ka krijuar shumë probleme në Kiev.

Sipas një deklarate të gjykatës sot, thuhet se dorëheqja e gjykatësit Ivan Dombrovsky u pranua dhe përgjegjësia e tij i ka kaluar zëvendësit të tij. Nuk është dhënë asnjë shkak për dorëheqjen, që ndodh ndërkohë që gjykata po përpiqet të përcaktojë ligjishmërinë e një dekreti presidencial për shpërndarjen e parlamentit dhe caktimin e 27 majit si datën për zgjedhjet e reja.

Një dekret i dytë e shtyu datën për më 24 qershor. Presidenti Viktor Yushchenko lëshoi një dekret në fillim të muajit prill, pasi akuzoi revalin e tij kryesor, Kryeministrin Viktor Yanukovych dhe shumicën në parlament se po përpiqen të marrin pushtetin.

Zëvendësi i gjykatësit Dombrovsky, Valery Pshenichny, është një nga tre anëtarët e Gjykatës së Lartë që presidenti i shkarkoi në fillim të muajit, pasi i akuzoi se kishin shkelur betimin. //rd//

XS
SM
MD
LG