Lidhje

Kryeministri Bler në vizitën e fundit zyrtare në SHBA


Kryeministri Toni Bler tha se Britania do të mbetet një aleate e ngushtë dhe e palëkundur e Shteteve të Bashkuara në Irak dhe Afganistan, edhe pasi ai të largohet nga detyra. Këto komente zoti Bler i bëri sot në Uashington, gjatë një konference të përbashkët shtypi me Presidentin Bush.

Kryeministri Bler mbrojti me forcë rolin e Britanisë gjatë luftës së udhëheqësur nga Shtetet e Bashkuara në Irak. Ai tha se, edhe sot do të kishte marrë të njejtin vendim, siç u shpreh ai, për të qëndruar krah-për-krah Shteteve të Bashkuara. Kjo ishte vizita e fundit e kryeministrit Bler ne Uashington para se të largohet nga detyra më 27 qershor.

Gjatë takimit të sotëm të dy udhëheqësit zhvilluan një video-konferencë me komandatët dhe ambasadorët e të dy vendeve në Irak. Po ashtu ata diskutuan edhe rreth Afganistanit, programit bërthamor të Iranit si dhe shprehen shqetesim për dhunën e fundit në Gazë, duke u bërë thirrje të gjitha palëve të punojnë për paqen.

XS
SM
MD
LG