Lidhje

Uashingtoni synon të veprojë me shpejtësi për të emëruar një president të ri të Bankës Botërore


Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Toni Fratino tha se Uashingtoni synon të veprojë me shpejtësi për të emëruar një president të ri të Bankës Botërore.

Kreu i Bankës Paul Wolfowitz, njoftoi dje se do të jepte dorëheqjen në fund të qershorit, duke i dhënë fund një lufte të ashpër politike që mori shkas nga akuzat se ai ngriti në përgjegjësi, duke i shtuar edhe pagën, një punonjëse të Bankës, që ishte e dashura e tij.

Fratino u tha sot gazetarëve se Presidenti Bush dëshiron të zgjedhë një kandidat që ka një pasion të vërtetë për t’i nxjerrë njerëzit nga varfëria. Misioni i Bankës Botërore është që me anë të kredive të ndihmojë vendet e varfëra të përmirësojnë ekonominë dhe të zbutin varfërinë.

Zoti Wolfowitz u tha sot gazetarëve se është mirënjohës për punën e vështirë që ka bërë stafi i Bankës Botërore gjatë dy vjetëve që ai ishte president dhe është i kënaqur që ky institucion bëri shumë gjatë kësaj periudhe.

Mes personave të përmendur në njoftimet e shtypit për t’i zënë vendin zotit Wolfowitz janë ish zëvendës sekretari amerikan i shtetit Robert Zellik, nën sekretari i tanishëm i Thesarit Robert Kimmit, zyrtari i Bankës së Izraelit Stenli Fishër dhe kryeministri britanik Toni Bler, i cili largohet së shpejti nga posti. //iç//

XS
SM
MD
LG