Lidhje

Takimi i nivelit të lartë BE-Rusi përfundon pa marrëveshje mbi çështjet kryesore


Udhëheqësit më të lartë rusë dhe ata evropianë përfunduan një takim të nivelit të lartë, që u zhvillua në periferi të qytetit rus të Samarës.

Presidenti rus, Vladimir Putin, minimizoi mungesin e përparimit për një marrëveshje të re partneriteti, midis Bashkimit Evropian dhe Rusisë, duke thënë se BE-ja duhet më parë të zgjidhë çështjet e brendëshme.

Kosova ishte ndër temat e takimit të Samarës. Bashkimi Evropian dhe Rusia qëndrojnë të ndarë mbi çështjen e Kosovës. BE-ja ka shprehur shqetësim për kërcënimet e fundit të Moskës, se do të përdorë veton për të bllokuar një rezolutë e cila do të siguronte pavarësi të kushtëzuar për Kosovën.

Ndërkohë policia ruse ndaloi 3 udhëheqës të opozitës të shkonin në Samara për një protestë. Kancelarja gjermane Angela Merkel, vendi i së cilës mban presidencën e radhës në Bashkimin Evropian, shprehu shqetësim për këtë veprim. //iç//

XS
SM
MD
LG