Lidhje

Irak: Vriten 7 ushtarë amerikanë në një sulm me bombë


Burimet ushtarake amerikane thotë se 7 ushtarë të tjerë amerikanë u vranë në Irak. Në njoftim thuhet 6 prej tyre së bashku me përkthyesin, u vranë dje nga shpërthimi i një bombe në anë të rrugës në perëndim të Bagdadit. Një tjetër bombë shkaktoi vdekjen e ushtarit të shtatë amerikan po dje në pjesën jugore të kryeqytetit irakian. Që nga dita e premte, numri i ushtarëve amerikanë të vrarë në Irak arrin në 15. Burimet ushtarake amerikane thonë gjithashtu se forcat e koalicionit vranë sot 8 të terroristë të dyshimtë dhe ndaluan gjatë orëve të parave të mëngjesit 34 të tjerë. Ndërkohë, trupat amerikane dhe irakiane po kërkojnë për gjetjen e tre ushtarëve amerikanë që u rrëmbyen para një jave në Irak. Në një tjetër njoftim, shpërthimi i një makinë bombë sot në Bagdad shkaktoi vdekjen e të paktën dy vetave.

XS
SM
MD
LG