Lidhje

Eksploruesit e oqeaneve zbulojnë një thesar afër brigjeve të Floridës


Eksploruesit e oqeanit në Florida thanë se kanë gjetur atë që mund të quhet thesari më i madh i gjetur në një anije të fundosur në historine nejrezimit. Eshte fjala per 17 tonë monedha argjendi dhe ari në një vend të paidentifikuar në oqeanin Atlantik. Vlera e këtij thesari llogaritet të jetë rreth 500 milionë dollarë amerikanë. Mendohet qe mbi 500 mijë monedhat e gjetura të vlerësohen nga 1000 dollarë secila nga koleksionistet e monedhave dhe investitorët. Duke pasur në mendje shqetësime rreth sigurisë, kompania nuk ka pranuar të bëjë të ditur vendndodhjen e anijes, por sipas burimeve, mendohet se monedhat i përkasin një anijeje e cila ishte nisur nga Britania e Madhe para 400 vjetësh. Për shkak se anija e fundosur ishte gjetur në një vend ku janë fundosur shumë anije të asaj periudhe, ka ende dyshime për përkatësinë, madhësinë dhe vjetersine e anijes megjithë se disa fakte cojnë drejt një anijeje të njohur e cila ishte fundosur në ujërat ndërkombëtare, të cilat nuk i përkasin asnjë vendi. Duke mbajtur sekretin e projektit i cili quhet Mjellma e Zezë, kompania Odissey e marines amerikane, nuk po bën të njohur as vendin e origjinës së monedhave.

XS
SM
MD
LG