Lidhje

“New York Times”: Viti 2007, më vdekjeprurësi për civilët në Irak


Sipas një raporti të publikuar, viti 2007 mund të jetë viti më vdekjeprurës për punonjësit civilë të kompanive private që veprojnë në zonën e luftës në Irak. Sot gazeta “New York Times”, duke iu referuar të dhënave nga Departamenti Amerikan i Punës, njoftonte se të paktën 146 punonjës janë vrarë në Irak gjatë tre muajve të parë të këtij viti.

Kjo është shifra më e lartë e regjistruar që kur nisi lufta në Irak në Mars të 2003. Një zëdhënës për një kompani sigurimesh thotë se më shumë se 340 punonjës të tjerë kanë plotësuar dokumente ankesash për plagosje, apo dëmtimet e pësuara në Irak, një shifër edhe kjo rekord.

Gazetarët thotë se numri në rritje i vdekjeve të civilëve ka ardhur qëkur forcat amerikane janë vendosur në Bagdad, në përpjekje për t’i dhënë fund dhunës sektare në kryeqytetin irakian. Punonjësit civilë thonë se makinat e tyre shpeshherë nuk mbrohen aq mirë sa makinat ushtarake.//lk

XS
SM
MD
LG