Lidhje

Smoki Robinson - legjenda e një suksesi që askush nuk e priste


Nga rrugët e Detroitit, një djalë i quajtur Smoki korri suksese, që asnjeri nuk i priste. Ai regjistroi 36 këngë, që hynë në 40-shen më të mirë gjatë një kariere me firmën e regjistrimeve, Motown Records, e cila filloi në vitin 1959 e vazhdon edhe sot. Fitues i çmimit Gremi, Medaljes Kombëtare të Arteve, e cila jepet nga presidenti i Shteteve të Bashkuara dhe i pranuar në Hollin e të famshmve të Rok and Rollit në vitin 1988.

Smoki Robinson ka qënë në biznesin e muzikës për gati 50 vjet si kompozitor, producent dhe këngëtar. Ai është përshkruar nga Bob Dillën si poeti më i madh i Amerikës, që jeton.

“Pjesa më e preferuar e punës time është interpretimi. Më pëlqen shumë kur jam në studio, kur shkruaj këngë, prandaj edhe shkruaj këngë gjithnjë. Më pëlqen shumë muzika. Arsyeja që vazhdoj interpretimin është sepse kjo më jep mundësinë të jem mes dashamirësve të mi. Unë gjithnjë them, asnjëherë nuk jap koncert për publikun, unë zhvilloj koncert me publikun. Mund të ndjehem keq, por kur fillon muzika, diçka ndodh tek unë dhe ndjehem fare mirë. Është gjithnjë kënaqësi.”

Kohët e fundit, Smoki Robinson nxori në qarkullim një koleksion këngësh të disa prej kompozitorëve më të mëdhenj të Amerikës.

Smoki e di fare mirë si të kompozojë këngë të sukseshme. Ai e filloi karierën e tij kur u takua me Beri Gordin dhe ndihmoi në themelimin e firmës legjendare të regjistrimeve, Motown Records.

“Jam shumë krenar për Motown, për lidhjet që kam pasur e që vazhdoj të kem me këtë firmë regjistrimesh që prej fillimit. Dhe kjo sepse Motown është shndëruar në diçka që i kalon caqet e çdo ëndrre, që mund të kishim ne në fillim. Domethënia e firmës Motown Records jo vetëm në Amerikë, por në gjithë botën është diçka shumë, shumë e veçantë për mua.”

Smoki Robinson ka pasur një ndikim të jashtëzakonshëm tek muzika. Zëri dhe këngët e tij ishin melodia që dëgjoi një brez i tërë i të ashtuquajturve ‘bajbi bumërs’, amerikanët e lindur në periudhën 1945-1960. Si artist solo, ai u bë frymëzim i një programi në radio, i njohur si Stuhia e Qetë. Këtë vit, Smoki Robinson u zgjodh mes 5 personave, që u nderuan në Qendrën Kenedi për arritje jetësore në art.

XS
SM
MD
LG