Lidhje

Presidenti Bësesku i mbijeton politikisht referendumit në Rumani


Zyrtarët e zgjedhjeve në Rumani thonë se presidenti Trajan Bësesku, i ka mbijetuar lehtë politikisht referendumit që synonte të miratonte një nga hapat fillestarë për shkarkimin e tij nga posti.

Me më shumë se 90 përqind të votave të numëruara, rezultatet tregojnë se 74 përqind të votuesve janë kundër shkarkimit të zotit Bësesku nga detyra. Pjesëmarrja në referendum ishte 44 përqind.

Parlamenti i Rumanisë pezulloi presidentin Bësesku muajin e kaluar dhe organizoi një referendum duke thënë se ai kishte vepruar përtej autoritetit të tij presidencial.

Zoti Bësesku refuzoi të jepte dorëheqjen dhe akuzoi ligjvënësit se po mundoheshin ta ndalonin atë për të eccur përpara me reformën e anti-korrupsionit. Zoti Bësesku i bëri thirrje parlamentit dje në mbrëmje për të bashkëpunuar në zbatimin e reformës. Ai thotë se lufta kundër korrupsionit është një nga kërkesat e anëtarësimit të Rumanisë në Bashkimin Evropian, ku vendi u pranua në muajin janar.

XS
SM
MD
LG