Lidhje

Zbulime arkeologjike në Xhejmstaun


Ky muaj shënon 400 vjetorin e kolonisë së parë të përherëshme angleze në Amerikën e Veriut. Kjo koloni zgjati rreth një shekull, përpara se kolonët ta linin vendin dhe të vendoseshin më në veri. Mendohej se vendbanimi i tyre i parë ishte zhdukur, por nga gërmimet arkeologjike janë gjetur materiale të shumta.

Kulla e kishës së ndërtuar në vitin 1639 është gjithçka ka mbetur mbi tokë nga Xhejmstauni i shekullit të 17-të. Por çdo ditë arkeologët zbulojnë qindra objekte që i përkasin fillimit të atij shekulli. Të gjitha këto në teritorin e kështjellës së vitit 1607.

Para se William Kelso të vinte këtu për të punuar, askush nuk besonte se ajo ishte ende atje, e mbuluar me shtresa të tëra dheu. “Mendimi i përgjithshëm ishte se kështjella e vitit 1607, plot 400 vjeçare këtë vit, nuk mund të gjendej pasi erozioni i lumit e kishte marrë me vete dhe e kishte shkatërruar”, thotë Kelso.

Por në vitin 1994, Keslo, Drejtori i Arkeologjisë së Xhejmstaunit historik, e provoi këtë mendim të gabuar.“Ne kemi gjetur pothuajse të gjithë kështjellën dhe ajo jo vetëm që nuk është zhdukur por ndodhet e gjitha këtu nën dhe, me muret e saj, ndërtesat dhe artifektet e saj. Mbi një milion objekte që janë gjetur i përkasin periudhës së fillimit të shekullit të 17të”. Ekipi i Kelsos po pastron tani shtesat e dhet në një pus të vjetër për të zbuluar artifekte. “Pusi rezulton të jetë një objekt me shumë vlerë. Njerëzit fillojë të hedhin sende. Ai fillon të mbushet dhe kur nuk ka më ujë, ai mbushet me plehra”.

Plehrat e dikurshme tani janë thesare, që po pastrohen me kujdes në brigjet e Lumit Xhejms dhe trasportohen në laboratorin ku Bly Straube, kuratorja e Xhejmstaunit Historik ekzaminon, katalogon dhe analizon çdo artifekt për të përcaktuar rolin që ato mund të kenë luajtur në jetën e njerëzve që banonin këtu 400 vjet më parë. Straube thotë se çdo objekt, çdo punim balte zbulon diçka. “Në qoftë se di t’i interpretosh materialet, në qoftë se i shikon në kontekstin e kohës, ato kanë përmbajtjen e tyre, zërin e tyre si çdo dokument”. Arkelogët kanë gjetur objekte të shumta, përfshirë mjete kirurgjike, enë porcelani dhe pjesë isntrumentesh muzikore, artifekte që dëshmojnë për një jetë të pasur të kolonistëve të Xhejmtaunit. Kapiteni John Smith, që ishte një nga udhëheqësit e vjetër të kolonisë parashikoi se Xhejmstauni do të ishte një qytet i madh. Bly Straube është më e kënaqur që ai nuk ishte i tillë: “Sepse po të kishte qënë, ne nuk do të zotëronin gjithë këto materiale që kemi gjetur. Gjithçka do të ishte shkatërrur dhe varrosur”. Për shumë shekuj ka qënë pikërisht kështu. Por tani, kur amerikanët shënojnë 400 vjetorin e Xhejmstaunit, ata kanë një mendim të ri për jetën në koloni, bazuar në ato që kanë mbetur prej saj. //rd//

XS
SM
MD
LG