Lidhje

Kryeministri Dodik kundër thirrjeve për bashkimin e Bosnjes


Kryeministri i republikës serbe të Bosnjes, Millorad Dodik, u bëri thirrje Evropës dhe Shteteve të Bashkuara që të ndalin përpjekjet për bashkimin e Bosnjes.

Kryeministri Dodik kërcënoi të bëjë thirrje për një ndarje të mëtejshme të Bosnje-Hercegovinës në 3 entitete etnike, kroate, myslimane dhe serbe, në se vazhdon presioni i komunitetit ndërkombëtar për bashkimin e Republikës Serbe të Bosnjes me Federatën Myslimano-Kroate. Zoti Dodik i bëri këto komente në një konferencë shtypi në Banja Lluka para se të nisej për një vizitë në Shtetet e Bashkuara për bisedime me zyrtarë amerikanë. Që prej vitit 1995, kur u arritën marrëveshjet e Daytonit, komuniteti ndërkombëtar i ka kërkuar Republikës Serbe të Bosnjes dhe Federatës Myslimano-Kroate që të forcojnë qeverinë qendrore të Bosnjes.

Marrëveshjet e Daytonit i dhanë fund konfliktit në Bosnje dhe e ndanë vendin në dy entitete. Edhe anëtari mysliman i presidencës kolektive të Bosnjes, Haris Sillajxhiç do të vijë për vizitë në Shtetet e Bashkuara. Zoti Sillajxhiç mbështet fuqishëm përpjekjet për përforcimin e qeverisë qëndrore të vendit. //rd//

XS
SM
MD
LG