Lidhje

Sulmet izraelite vrasin pesë palestinezë në Gaza


Izraeli po e vazhdon fushatën e tij, si kundërpërgjigje ndaj sulmeve me raketa të palestinezëve, me një seri sulmesh ajrore, që sot vranë të paktën 5 palestinezë. Në sulmin më vdekjeprurës nga ajri ndaj një makine la të vrarë të paktën 4 militantë të xhihadit islamik në veri të Rripit të Gazës. Disa orë më vonë, një raketë e hedhur nga Gaza la të vrarë një izraelit në qytetin Sderot.

Dje, zyrtarë palestinezë thanë se një sulm ajror izarelit në shtëpinë e një ligjvënësi të Hamasit në qytetin e Gazës, la të vrarë 8 vetë. Ky sulm e zemëroi së tepërmi Hamasin, që premtoi se do të hakmerret. Izraeli e kreu sulmin disa orë, pasi kabineti i tij i sigurisë tha se do t’i intensifikonte operacionet në Gazë, për të mos i lejuar militantët palestinezë të hedhin raketa në Izrael. Ministrat e Kabinetit kërcënuan se do të venë në shënjestër udhëheqësit e Hamasit. Rreth 40 palestinezë janë vrarë, që nga koha kur Izraeli e filloi fushatën e tij javën e kaluar. //rd//

XS
SM
MD
LG