Lidhje

Liban: Prishet armëpushimi i njëanshëm i ektremistëve islamik


Të shtënat e armëve filluan përsëri në një kamp palestinez refugjatësh në veri të Libanit duke i dhënë fund një ndërprerje të luftimeve midis ektremistëve islamikë dhe trupave libaneze.

Luftimet e tre ditëve të fundit kanë lënë me shumë se 75 të vrarë. Sot paradite grupi ekstremist Fatah al-Islam njoftoi një armëpushim të njëanshëm që u respektua për gati një orë. Një autokolonë e OKB-së me ndihma, që hyri në kampin e refugjatëve u qëllua me armë zjarri. Njoftohet se një njeri u plagos. Zyrtarët e ndihmave thonë se janë të shqetësuar për civilët që ndodhen të bllokuar në kamp, ku banorët thanë se kufomat kanë mbushur rrugët.

Fatah al-Islam besohet të ketë lidhje me al-Kaidën dhe e ka bazën në kampin e refugjatëve palestinezë, Nar al-Bared, në afërsi të Tripolit. Një ekstremist i grupit e hodhi veten në erë gjatë një sulmi të forcave libaneze të sigurisë sot në qytet. //rd//

XS
SM
MD
LG