Lidhje

Itali: Greva e kontrollorëve të trafikut ajror


Greva e kontrollorëve italianë të trafikut ajror dhe të ndihmësve e fluturimeve të linjës kombëtare ajrore Alitalia ka shkaktuar anulime të fluturimeve kryesore dhe bllokimin e udhëtarëve nëpër aeroporte në mbarë Evropën.

Të dy grupet u hodhën në grevë 8 orëshe rreth çështjes së pagave dhe kontratës. Linja ajrore gjermane Lufthansa anuloi 80 fluturime midis Italisë dhe Gjermanisë duke afektuar rreth 5 mijë udhëtarë.

Mes udhëtarëve që nuk mundën të udhëtonin me aeroplan ishin edhe 7 mijë tifozë të ekipit të futbollit AC Milan që donin të shkonin për të parë ndeshjen finale të Kupës së Kampioneve në Athinë të Greqisë.

Linja ajrore Alitalia anuloi 394 fluturime në mbarë vendin. Qeveria italiane ka shpallur shitjen e aksioneve të veta në këtë kompani ajrore, e cila është ndeshur me greva të vazhdueshme dhe me humbje të mëdha finaciare. Qeveria italiane njoftoi sot ofertat për blerjen e aksioneve për firmën Alitalia mund të paraqiten deri më 2 korrik.//rd//

XS
SM
MD
LG