Lidhje

Kryeministri italian, kundër zgjerimit të BE-së në se kushtetuta nuk miratohet


Kryeministri italian Romano Prodi, tha se vendet e Bashkimit Evropian, nuk ka pse të ecin drejt një integrimi më të madh me të njejtën shpejtësi, në se nuk është e mundur arritja e një marrëveshjeje për Kushtetutën Evropiane.

Zoti Prodi tha sot në Strazburg, gjatë një fjalimi në parlamentin evropian, se “një grup vendesh të pararojës” mund të krijojnë një bashkim më të integruar, të cilit mund t’i bashkohen më vonë edhe vende të tjera. Italia, tha ai, nuk do të nënshkruajë një marrëveshje kompromisi për kushtetutën, në se ajo nuk ruan vlerat e dokumentit origjinal.

Gjermania, e cila mban presidencën e radhës të Bashkimit, shpreson të përfundojë një propozim kompromis për ligjin themeltar, para takimit të lartë të B.E.-së në qershor. Kushtetuta e Bashkimit Evropian është bllokuar që nga viti 2005, kur votuesit në Francë dhe Holandë e hodhën poshtë atë. //rd//

XS
SM
MD
LG