Lidhje

Uashingtoni dhe Pekini në raundin e dytë të bisedimeve për tregëtinë


Në përfundim të takimeve dy-ditore në Uashington, negociatorët amerikanë dhe kinezë thanë se kanë bërë përparim në zgjidhjen e disa çështjeve ekonomike.

Kryetari i delegacionit amerikan, Sekretari i Thesarit, henri Polson, tha sot në komentet që bëri në përfundim të takimeve se të dyja palpt hapën rrugën për përparim në disa çështje, përfshirë shërbimet financiare, energjinë, mjedisin dhe aviacionin civil.

Homologja e Sekretarit Polson, zëvëndës-kryeministrja Wu Yi, duke folur nëpërmjet përkthyesit, tha se bisedimet hapën rrugën për bashkëpunim në të ardhmen.

Sikurse edhe në takimin e parë, që u mbajt në Pekin vitin e kaluar, zgjerimi i hendekut tregtar dhe vlera e monedhës kineze dominuan bisedime dy ditore të tregtisë mes Amerikës dhe Kinës.

Në takime morrën pjesë zyrtarë të lartë amerikanë dhe kinezë për të diskutuar shqetësimet rreth zgjerimit të hendekut tregtar ndërmjet dy vendeve. Më parë Kina u përpoq të zbuste tensionet duke premtuar liberalizimin e kontrollit të importeve amerikane. Por disa analistë thonë se kjo nuk ka të ngjarë të kënaqë Uashingtonin.

Zevendës kryeministrja kinez Wu Yi paralajmëroi që çështjet ekonomike të mos politizohen dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit bilateral përkundrejt konfrontimit.

"Nuk duhet të fajsojmë palën tjetër për problemet e brendshme ose të imponojnë vullnetin tonë, duke konfrontuar palën tjetër. Konfrontimi nuk sjell dobi drejt zgjidhjes së problemeve kundër globalizimit të sotëm ekonomik gjithnjë në rritje.”

Por kritikët thonë se monedha kineze e çvleftësuar po kontribon në deficitin tregtar amerikan. Vitin e kaluar deficiti arriti nivelin më të lartë prej 233 miliard dollarësh.

Megjithëse Kina ka rënë dakord të zgjerojë kufizimet tregtare për monedhën e saj, disa e shikojnë këtë hap si thjesht simbolik. Disa thonë se monedha kineze është çvleftësuar rreth 40 përqind ndaj dollarit, duke i bërë prodhimet kineze më të lira për t'u blerë. Ja si shprehet Sekretari amerikan i Thesarit Henry Paulson:

“Shtetet e Bashkuara përkrahin një Kinë të qëndrueshme dhe të begatë. Nuk friksohemi nga konkurrenca por e mirëpresim atë, sepse ajo na bën më të fortë. Prandaj është në interesin tonë të mbështesim përpjekjet e vazhdueshme të Kinës për të hapur ekonominë e saj.”

Takimi dy ditor përfundoi sot pas diskutimit të një game të gjerë çështjesh si e drejta e pasurisë intelektuale, kufizimet në prodhimet amerikane dhe sektorin e shërbimeve financiare të Kinës. //rd//

XS
SM
MD
LG