Lidhje

Serbi: 40 vjet burg për vrasësit e ish kryeministrit Zoran Xhinxhiç


Një gjykatë në Serbi dënoi 12 të pandehur për vrasjen në vitin 2003 të kryeministrit reformist Zoran Xhinxhiç.

Gjykata i dha sot dënimin maksimal, me 40 vjet burgim për ish komandantin e Beretave të Kuqe, Milorad Ulemek i cili akuzohej për organizimin e vrasjes. Të njëjtin dënim morri edhe zëvëndësi i tij Zvezdan Jovanoviç, i akuzuar si spajperi i sulmit.

Dhjetë të pandehurit e tjerë morrën nga 8 në 35 vjet burg. Pesë persona mbeten në kërkim dhe u gjykuan në mungesë. Vonesat bënë që gjykimi të zgjaste për tre vjet e gjysëm dhe gjykatësi kryesor morri kërcënim me vdekje nga një grup ekstremist serb.

Gjykatësi e quajti krimin një vrasje politike për të destabilizuar vendin. Ai tha se grupi bashkëpunoi për vrasjen e zotit Xhinxhiç për të ndaluar reformat e tij pro-perendimore, për të sjellë aleatët e ish presidentit Sllobodan Milosheviç përsëri në pushtet dhe për të ndaluar ekstradimin e të dyshuarve për krime lufte në Gjykatën e Hagës. //rd//

XS
SM
MD
LG