Lidhje

Presidenti rus viziton Austrinë


Presidenti rus Vladimir Putin tha se konsultimet me Uashingtonin nuk arritën të ndryshojnë qëndrimin e Rusisë kundër dislokimit të një sistemi për mbrojtjen nga raketat në Evropën lindore.

Presidenti Putin e cilësoi të rrezikshëm planin amerikan për dislokimin e sistemit të mbrojtjes nga raketat në Poloni dhe Republikën Çeke. Ai shtoi se një sistem i tillë mund të nxisë një garë të re armatimesh. Zoti Putin i bëri këto komente sot në Vjenë pas bisedimeve që zhvilloi me Presidentin Heinz Fischer.

Presidenti Putin ndodhet në Austri për një vizitë të shkurtër zyrtare për të diskutuar mbi shtimin e lidhjeve mes dy vendeve. Bisedimet u përqëndruan në një gamë të gjerë çështjesh, që nga marrëdhëniet ekonomike dhe kulturore mes të dy vendeve, tek e ardhmja e Kosovës. //rd//

XS
SM
MD
LG