Lidhje

Trazira në Tanush të Maqedonisë


Ministria maqedonase e Punëve të Brendëshme ka ndërmarrë një aksion në fshtatin Tanushë, në kufi me Kosovën, për bastisjen e shtëpive me qëllim të gjetjes së armëve dhe municionit.

Zyrtarë të policisë thonë se janë kapur dy pushkë automatike dhe një sasi e madhe municionit. Ministria ka paralajmëruar ngritjen e fletë-padive kundër personave tek të cilët është zënë armatimi. Pas aksionit të policisë janë dëgjuar të shtëna armësh, ndërkohë që Ministrja maqedonase e Punëve të Brendëshme Gordana Jankullovska u tha mjeteve të informimit se nuk dihej nëse policia ishte në shënjestër të këtyre të shtënave dhe se nuk ishte e qartë se prej nga vinin ato: nga ana e Kosovës apo nga fshati Tanushë.

Helikopterë të KFOR-it janë parë duke fluturar mbi këtë zonë për të mbikqyrur situatën, ndërsa një patrullë e OSBE-së ka shkuar në fshat. Gjendja në Tanushë aktualisht është e qetë. Fshati Tanushë në veri të Shkupit, i banuar tërësisht me shqiptarë, njihet si vendi ku në vitin 2001 filloi konflikti midis forcave qeveritare maqedonase dhe ish-Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. //rd//

XS
SM
MD
LG