Lidhje

Raporti i Amnesty International për të drejtat e njeriut


Organizata Amnesty International thotë se politikat e frikës po dhunojnë të drejtat e njeriut në mbarë globin dhe po krijojnë një botë të ndarë të rrezikshme.

Në raportin e saj të përvitshëm, grupi me seli në Londër veçon Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj që kanë kontribuar në abuzimin e të drejtave gjatë përpjekjeve për të luftuar terrorizmin dhe gjatë luftës në Irak. Amensty thotë se këto veprime kanë krijuar një ndarje të thellë që hedh hije mbi marrëdhëniet ndërkombëtare.

Raporti e quan amdinistratën e presidentit Bush të turpshme në përgjigjen ndaj terrorizmit duke thënë se ka thelluar mosbesimin midis myslimanëve dhe jo-myslimanëve.

Grupi ndërkombëtar për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, Amnesty International, ka kritikuar një numër vendesh për shkeljen e të drejtave të njeriut. Në raportin e saj që u bë publik sot, Amnesty International, akuzoi Rusinë për goditjen e disidencës, kërcënimin e gazetarëve dhe torturimin e të burgosurve.

Në raport thuhet se vendet evropiane vazhduan të mos i kushtonin vemendje njerëzve që iknin nga vendet e tyre për shkak të varfërisë ose shtypjes, duke i ndaluar ose dëbuar ata pa ndjekur një procedurë të drejë ligjore.

Në raport përmenden Bosnje Hercegovina, Gjermania, Italia, Maqedonia, Suedia dhe Britania e Madhe si vende që kanë pranuar dhe kanë fshehur persona të akuzuar si terroristë nga Shtetet e Bashkuara, për t’i dërguar më pas ata në shtete që praktikojnë torturën.

Amnesty International thotë se banorët romë pa shtet, vazhdojnë të diskriminohen në gjithë Evropën, ndërsa Letonia, Polonia dhe Rusia kanë krijuar një klimë mbytëse për homoseksualët. Në rapor përmendet gjithashtu Serbia për mungësën e vazhdueshme të bashkëpunimit për dërgimin e të dyshuarve për krime lufte në Gjykatën Ndërkombëtare të krimeve për ish Jugosllavinë. //rd//

XS
SM
MD
LG