Lidhje

Irani vazhdon të sfidojë afatin e Këshillit të Sigurimit


Presidenti i Iranit, Mahmud Ahmadinexhad u zotua të vazhdojë programin bërthamor të vendit të tij, megjithëse sot është afati i caktuar nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara që Teherani të ndalë pasurimin e uraniumit.

Sipas medias iraniane, presidenti Ahmadinexhad tha se po qe që Teherani ndalon programin e vet atomik sikur edhe për një moment, atëhere vendet kundër tij do të arrinin synimet e tyre. Në Shtëpinë e Bardhë, presidenti Bush tha se Shtetet e Bashkuara do të bashkëpunojnë me aleatët e tyre për të forcuar sanksionet kundër iranit.

Presidenti tha se Teherani vazhdon të mospërfillë kërkesat e botës së lirë, i cili, shtoi zoti Bush, nuk do të bëjë gjë tjetër veçse ta izolojë edhe më shumë Iranin. Po sot, Shefi i Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Bërthamore, Mohamed el-Baradei, shprehu shqetësim rreth aftësive bërthamore në rritje të Iranit, madje shtoi se Teheranit i dihet edhe 3 deri në 8 vjet që të prodhojë një armë bërthamore.

Dje, Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Bërthamore publikoi një raport në të cilin thoshte se Irani nuk ka përfillur kërkesat e komunitetit ndërkombëtar, duke zgjeruar pasurimin e uraniumit, proces ky që mund të prodhojë karburantin për armë bërthamore. //rd//

XS
SM
MD
LG