Lidhje

Bosnje: Arratiset nga burgu i dënuari për krime lufte


Një serb i Bosnjes i dënuar për krime lufte u arratis nga burgu në qytetin e Foçes në Bosnje Hercegovinë.

Zyrtarët thanë sot se i dënuari Radovan Stankoviç u ankua për probleme mjekësore dhe autoritetet po e transportonin për në një qendër mjekësore. Por gjatë lëvizjes, disa persona, në bashkëpunimin me të dënuarin, bllokuan rrugën me një makinë, arritën të mernin Stankovicin nga rrojet dhe u larguan.

Muajin e kaluar një gjykatë e Bosnjes për krime Lufte, e shtoi dënimin e tij nga 16 në 20 vjet, nën akuzat e reja për përdhunime, tortura dhe sulme sistematike ndaj civilëve. Fillimisht ai ishte dënuar në vitin 2006 për mbajtje në kushte skllavërie për seks të grave e vajzave muslimane gjatë konfliktit në Ballkan në vitet ’90. Dënimi i tij, ishte i pari i dhënë nga një gjykatë boshnjake për krime lufte, në një rast të kaluar autoriteve lokale nga Gjykata e Hagës.

XS
SM
MD
LG