Lidhje

Turqi: Presidenti i vë veton amendamentit për zgjedhjen e presidentit nga populli


Presidenti i Turqisë Ahmet Nexhdet Sezer, i vuri veton një amendamenti kushtetues, që parashikonte zgjedhjen e presidentit me votim të drejtëpërdrejtë. Në Turqi presidenti zgjidhet nga parlamenti. Vetoja e presidentit për ligjin në fjalë ishte e pritshme.

Ligji iu rikthye parlamentit për rishqyrtim. Në qoftë se parlamenti e miraton ligjin për herë të dytë, presidenti ose duhet ta miratojë atë, ose duhet të thërrasë një referendum. Presidenti nuk mund t’i verë veton dy herë të njejtit ligj.

Parlamenti e miratoi amendamentin kushtetues në fillm të muajit, në kuadër të reformës elektorale të propozuar nga partia A.K. në pushtet, që ka bazë islamike. Kjo parti kërkoi reforma pasi parlamenti nuk arriti të zgjidhte në postin e presidentit kandidatin e saj, Ministrin e Jashtëm Abdullah Gul. Deputetët laikë janë kundër kandidaturës së zotit Gul dhe e kanë akuzuar partinë A.K. për përpjekje për të minuar sistemin laik të Turqisë. //rd//

XS
SM
MD
LG