Lidhje

Premiera e filmave "Oceans 13" dhe "A Mighty Heart"


Aktorët e famshëm të Hollivudit George Clooney, Brad Pitt, Matt Damon dhe Don Cheadle ndodhen në Kane për të promovuar filmin "Oceans Thirteen". Filmi risjell në skenë anëtarët e grupit mashtrues të dy pjesëve të para ndërsa mysafiri i ri ose Godfather që është pronar kasinoje bëhet edhe shënjestra e grabitjes që i ve ata përballë me Al Pacinon qe luan rolin e Willy Bank. Dikur armik i grupit, pronari i kasinose kthehet në shenjestër të gangsterëve profesionistë të cilët rrezikojnë gjithçka në emër të hakmarrjes. Ja se si shprehet Clooney:

“Kishim arsye të ktheheshim në pjesën e tretë. Skenari ishte i mirë dhe gjithçka bëhet për hakmarrje dhe jo për para. Kështu që na duhej në arsye të bashkonim grupin...përndryshe nuk ka kuptim grabitja e të gjitha kazinove.”

Aktori e pranon që pjesa e tretë erdhi si rezultat i përmirësimit të imazhit pasi pjesa e dytë nuk u prit edhe aq mirë.

“Filmi duhet të përfundonte me suksese....ndaj u kthyem që ta realizonim këtë. “

Filmi del në kinema me 8 qershor ndërkohë që Steven Soderbergh është riktheyr për të tretën herë në krye të grupit xhirues.

Thuaje i gjithë Hollivudi ka zbarkuar në Festivalin e Kanes i cili feston këtë vit 60 vjetorin e themelimit. Me një ide mbarë botërore, ideatorët francezë u hapën dyertë regjisorëve dhe producentëve ndërkombëtar për të përdorur të njëjtën gjuhë në Francën e sapo dalë nga Lufta e Dytë Botërore. E pikërisht në këtë festival po bën debutimin e tij të parë edhe filmi kushtuar gazetarit të “Wall Street”, Daniel Pearl, që u vra nga terroristët në Pakistan.

“A Mighty Hart” ka bashkuar çiftin e artë , Brad Pitt dhe Angelina Jolie, për të sjellë filmin rreth jetës së gazetarit Daniel Pearl; Pitt në rolin e producentit dhe Jolie në rolin e bashkëshortes së gazetarit. “A Mighty Hart” është xhiruar në stilin e një dokumentari dramatik me një subjekt tejet të vështirë....grabitjen dhe vrasjen e gazetarit Daniel Pearl në Pakistan në vitin 2002, ndërkohë që ai po shkruante për kryengritësit islamik.

Angelina Jolie luan rolin e gruas së gazetarit në film, Mariane. Filmi fillon me ditën e fundit që Pearl e kaloi në Pakistan me gruan e tij ku të dy ishin me sherbim si gazetarë. Filmi dramatik përshkruan kërkimet për të gjetur rrëmbysit e gazetarit dhe përpjekjet e gruas që humbi burrin për ta pranuar faktin se i shoqi nuk është më. Filmi është adaptim i librit të Mariane Pearl “A Mighty Hart: The Brave Life and Death of My Husband Danny Pearl” e shkruar për ta njohur djalin e saj me babain që nuk do ta takonte ndonjëherë. Mariane Pearl ishte pesë muaj shtatëzënë kur burri i saj u rrëmbye dhe masakrua nga terroristët. Regjisor i filmit është britaniku Michael Winterbottom i njohur me filmin “Welcome to Sarajevo”. *kh*

XS
SM
MD
LG