Lidhje

SHBA, Kongresi diskuton rreth marrëshënieve me Rusinë


Një seancë dëshmishë në kongres javën e kaluar ritheksoi shqetësimet rreth gjendjes jo të mirë të demokracisë në Rusi. Ndërkohë, qeveria amerikane thotë së do të vazhdojë të bashkëpunojë me Kremlinin kurdoherë që është e mundshme, por ajo do të vazhdojë edhe ta kritikojë Rusinë e mbrojë parimet dhe interesat amerikane sa herë që tejë e nevojëshme.

Pjesmarrësit në seancën e dëshmive lidhur me marrëdhëniet amerikano ruse në përgjithësi shprehën të njëjtin mendim se Uashingtoni dhe Moska duhet të vazhdojnë të bashkëpunojnë ngushtë për një numër çështjesh të rëndësishme. Por ekspertët gjithashtu theksuan shqetësime serioze për kufizimin e lirive individuale dhe dobësimin e institucioneve demokratike në Rusi. Ligjvënësi republikan nga Nju Xhersi, Kristofor Smith shprehu shqetësimin se Rusia mund të jetë duke shkuar prapa. Ekonomia ruse po rritet, por demokracia ruse duket se po bie nën nivelin e shumë vendeve në zhvillim, tha ai.

Ligjvënesi Smith thotë se është i alarmuar nga shtypja e opozitës dhe nga kufizimi i të drejtës për të protestuar. Ai thotë se kufizimi i lirisë së shtypit është krejt në kundërshtim me angazhimin e Rusisë për themelet e një shteti demokratik.

Ligjvënësi demokrat nga Florida, Alcee Hastings, është kryetar i komisionit të Dhomës së Perfaqesuesve për sigurimin dhe bashkëpunimin në Evropë, institucion që merret me mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut në mbarë botën. Ai tha se në Rusinë e qeverisur nga presidenti Putin, Kremlini merr të gjitha vendimet, duke anashkaluar popullin, parlamentin dhe gjyqsorin.

Ligjvënësi Hastings thotë se pavarësisht nga premtimet e presidentit Putin për mbështetjen e institucioneve demokratike dhe shoqërisë civile, tani atje vihet re nje politikë e planifikimit me qendër në Moskë.

Senatori republikan Sam Braunbak nga Kansasi, thotë se edhe në arenën ndërkombëtare sjellja e Rusisë ka qënë shqetësuese. Në një deklaratë me shkrim, senatori Braunbak thotë se Moska po përpiqet të frikësojë fqinjët e saj veçanërisht ato vende që zgjedhin të kenë lidhje të ngushta me perëndimin.

Senatori Braunbak, një kandidat presidencial, thotë se është tepër i shqetësuar nga përdorimi i energjisë nga Rusia si mjet për të ushtruar trysni politike ndaj vendeve fqinje. Ai shqetësohet rreth ndikimeve politike që mund të kenë në shtetet evropiane varësia e tyre për energji nga Rusia.

Nënsekretari i Shtetit Daniel Fried e njohu komisionin e kongresit me objektivat e administratës së Presidentit Bush në marredheniet me Rusinë.

Zoti Fried tha se lidhjet me Rusinë mund të mos jenë të një partneriteti të plotë strategjik, por përfshinë partneritet në shumë fusha të rëndësishme. Administrata amerikane kërkon që Rusia të jetë një partnere në botë, të jetë e fortë me institucione demokratike e te pavarura si brenda dhe jashtë qeverisë.

Nënsekretari Fried thotë se është shumeë e nevojëshme që të dy vendet të bashkëpunojnë kurdoherë që të jetë e mundur edhe kur një bashkëpunim i tillë mund të përbëjë sfidë. Shtetet e Bashkuara do të ushtrojnë trysni kur kjo nevojitet për mbrojtjen e vlerave dhe interesave amerikane, tha ai.

Zoti Fried tha se Shtetet e Bashkuara nuk e përjashtojnë Rusinë nga besimi në fuqinë e mundshme te lirise dhe Amerika ka Rusinë parasysh kur thotë se kërkon një botë të hapur të karakterizuar nga partneriteti me vende që mendojnë njësoj.

Nënsekretari amerikan i Shtetit përshëndeti partneritetin amerikano – rus në një numër fushash të rëndësishme, si kundër terrorizmit dhe mospërhapjen e armëve. Ai tha se Shtetet e Bashkuara janë të vendosura për vazhdimin e dialogut me Rusinë, për të ngushtuar dallimet dhe për të rënë dakord kur lindin mosmarrëveshje a mospajtime./al/

XS
SM
MD
LG