Lidhje

Nacionalistët serbë manifestojnë në mbështetje të gjeneralit Mlladiç


Disa qindra nacionaliste serbë ishin mbedhur sot në Beograd, për të shprehur mbështetjen ndaj të akuzuarit për krime lufte Ratko Mladiç, i cili kërkohet nën akuzat për gjenocid dhe për rolin në lufrat ballkanike të viteve 1990.

Anëtarë të Partisë Radikale serbe dhe përkrahësit e tyre, shumica të veshur me bluza, ku ishte stampuar fotografia e gjeneralit serb Mlladiç valëvisnin flamuj dhe thërrisnin parrulla nacionaliste.

Turma e njerëzve brohoriti, kur kryetari i Partisë, Alexander Vucic, vendosi një shenjë me emrin e një rruge, ku shkruhej Bulevardi Ratko Maldic, në rugën që ditët e fundit ju vu emri i ish-kryeministrit pro-perëndimor të vrarë, Zoran Xhinxhiç.

Në miting nuk u bë asnjë arrestim. Të mërkurën, një gjykatë e Serbisë, dënoi me afate të ndryshme burgimi 12 persona, lidhur me vrasjen e ish-kryeministrit.

XS
SM
MD
LG