Lidhje

SHBA kundërshtojnë projektdeklaratën për ngrohjen globale


Zyrtarë të administratës së presidentit Bush shprehen kundërshtime të forta ndaj një deklarate të propozuar rreth ngrohjes globale, e cila ishte ne plan te publikohej gjatë takimit të nivelit të lartë të vendeve të G-8-shës.

Projektdeklarata, ra në duar të medias amerikane dhe zyrtarët po e kundërshtojnë një propozim të kancelares gjermane Angela Merkel për të pakesimin deri në vitin 2050 te ndotjes nga gazi i leshuar nga efekti serre, nën nivelin e vitit 1990. Zyrtarët po ashtu njoftohet se kundërshtojnë edhe një propozim për të rritur efikasitetin e energjise me 20 përqind, deri në vitin 2020.

Zonja Merkel ka propozuar edhe kufizimin e ngritjes së temperaturës globale me 2 gradë celsius. Gjermania e ka ofruar këtë propozim në favor të një propozimi rus, i cili parashikon një masë më të ulët por sipas gazetës Washington Post Shtetet e Bashkuara nuk e kanë pranuar këtë propozim. Një zyrtar i agjencisë për mbrojtjen e mjedisit Greenpeace, i quajti kundërshtimet e administratës së presidentit Bush veprim kriminal, por qe nuk ishin të papritura.//lk

XS
SM
MD
LG