Lidhje

Të reja muzikore: Nely Furtado, Papa Roach


Nely Furtado, flet për albumin e saj “Lost” si dhe për planet e saj për të ardhmen. Për yllin e hip-hopit, një këngëtar i vërtetë kuptohet atëherë kur me profesionalizëm interpreton në zhanre të ndryshme të muzikës.

Ndërsa për grupin Papa Roach, muzika komerciale, është e duhur sa për t’u bërë të njohur. Profesionalizmi është më e rëndësishmja për një artist.

E quajtur diva e hip-hopit, Nely Furtado, ende vazhdon të flasë për suksesin e albumit të saj “Lose”.I hedhur në treg në vitin 2006, ky album është ende një prej më të preferuarve për vetë Furtadon.

Kënga e re e publikuar këto kohë nga Furtado titullohet “All good things, come to an end”. Ajo është një baladë melankolike që nuk ngjan aspak me krijimtarinë e mëparshme të vetë Furtados. Ndërkohë në radio, janë në krye të klasifikimeve këngë të tilla si “ Say it right “ apo “ Manetar”.

Për Furtadon, është e rëndësishme që një artist të përballojë sfidat dhe të hidhet me profesionalizëm në zhanre të reja të kënduari.

“Ndoshta duket e vështirë që të mblidhen të gjitha ndryshimet në një album. Por une eksperimentoj. Unë këndoj spanjisht, jam këngëtare folku, hip-hopi, unë luaj vetë në kitarrë elektrike. Për mua e rëndësishme është që njerëzit që dëgjojnë këngët e mia, t’i pëlqejnë ato. Për aq kohë sa kjo ndodh, atëherë muzika ime vlen”.

Turi më i fundit i Nelly Furtados, nisi në 30 Maj, në Holliwood. Duke e ditur se është një prej emrave më të shitur në botë me albumet e saj, ajo pranon se është mirë të arrish një status të tillë dhe t’i sfidosh të tjerët që lë pas.

Jacoby Shaddix Papa Roach

“Muzika jonë është reflektimi i saktë i asaj që jemi në të vërtetë. Është bukur kur takon njerëz që të thonë se “muzika juaj më ka shpëtuar jetën”. Adhurueait tanë na duan, dhe na pranojnë siç jemi, pasi ne ndryshojmë vërtetësisht, si në jetë dhe në muzikën tonë”.

Albumi i fundit “The parammour session” është regjistruar teksa grupi banonte në një vilë famëkeqe të Hollivudit. Por duket se ka qenë ogur i mirë për grupin, puna intensive në zonën e veçuar të qyteti të yjeve, pasi albumi i tyre i katërt, është më i shituri. Një prej këngëve të albumit titullohet “Forever”.

Kënga Forever, e ka zanafillën në historitë e jetëve të secilit prej nesh. Është këngë për zemrat e thyera nga dashuritë e humbura. Duket si fundi i një dite, apo si ajo ndjenja e përhershme që të shoqëron kur ti e kupton se torturon dikë duke mos qëndruar me të. E kështu ecën çdo ditë, për të qenë përgjithnjë e njëjta histori”

Kënga “Getting away with murder”, albumi i tretë i grupit, ishte një sukses i madh komercial i tyre, dhe që iu hapi dyert e suksesit djemve të papa Roach.

“Ne jami artistë karrierre dhe duam të ecim në hapa të sigurt. Ne duam të jemi të vërtetë dhe njerëzit na duan. Për ne është sukses që dhe në albumin e katërt kemi sukse dhe adhuruesit na janë shtuar”.

XS
SM
MD
LG