Lidhje

Raketa e hedhur nga palestinezët vret një civil izraelit


Një raketë e hedhur nga palestinezët vrau sot një civil izraelit. Kjo është viktima e dytë izraelite, pas rreth dy javë sulmesh me raketa të palestinezëve. Hamasi mori përgjegjësinë për sulmin e sotëm në qytetit izraelit Sderot, i cili shkaktoi edhe një të plagosur. Kryeministri izraelit Ehud Olmert paralajmëroi përsëri se do të kundërpërgjigjet ndaj personave që janë përfshirë në sulmet me raketa kundër Izraelit. Fushata ajrore kundër militantëve të Hamasit ka shkaktuar gjatë 10 ditëve të fundit, 50 të vrarë mes palestinezeve. Një zëdhënës i Presidentit të moderuar palestinez Mahmud Abas tha se po ai po përpiqet për një marrëveshje për t'i dhënë fund dhunës.

XS
SM
MD
LG