Lidhje

Takim zyrtar SHBA-Iran në Irak


Ambasadori amerikan në Irak thotë se në bisedimet me homologun e tij iranian ata ranë dakord për një sërë masash të përbashkëta lidhur me Irakun, në takimin e parë të nivelit të lartë mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në rreth 30 vjet.

Ambasadori Rajan Kroker tha se Shtetet e Bashkuara dhe Irani duan të shikojnë në Irak të sigurtë, të qendrueshëm dhe demokratik, në marrëdhënie paqësore me fqinjët e tij. Zoti Kroker bëri të ditur se i tha ambasadorit iranian, Hasan Kazemi, se Irani duhet të ndalë mbështetjen për ekstremistët në Irak, që luftojnë kundër forcave irakiane dhe amerikane.

Të dy ambasadorët u takuan për katër orë sot në Bagdad. Autoritetet në Teheran nuk kanë pranuar ndonjë përgjegjësi për sulmet e kryengritësve në Irak. Zoti Kazemi vuri në dukje se i tha zotit Kroker se Irani është gati të ndihmojë në stërvitjen dhe pajisjen e ushtrisë irakiane.

Ndërkaq, policia irakiane thotë se nga shpërthimi i një makine bombë në qendër të Bagdadit, u vranë të paktën 21 vetë dhe u plagosën 66 të tjerë. Shpërthimi dëmtoi xhaminë Abdel Kadir Gilani, një nga objektet më të shenjta të myslimanëve suni.//lk

XS
SM
MD
LG