Lidhje

Votimet në Itali: Prodi përballon sfidën e Berluskonit


Koalicioni i kryeministrit italian Romano Prodi duket se arriti të përballojë një sfidë nga ana e mbështetësve të konservatorit Silvio Berluskoni në votimet dyditëshe për qeveritë lokale.

Parashikimet e rrjeteve televizive italiane tregojnë se votimi nuk ka sjellë ndryshime thelbësore. Përkrahësit e zotit Beluskoni duket se mund të fitojnë në Veronë ndërsa ata të kryeministrit po arrijnë ta mbajnë Xhenovën.

Analistët i shohin këto zgjedhje si një provë politike për koalicionin e qendrës së majtë të zotit Prodi, e cila këtë muaj shënoi vitin e parë në pushtet. Më shumë se 10 milionë vetë, rreth një e pesta e popullatës kishin të drejtën e votimit për shtatë guvernatorë provincash, si dhe për kryebashkiakët e rinj në më tepër se 800 komuna.

Zoti Prodi nuk bëri fushatë për këto zgjedhje, ndërsa sot shkoi në Paris për t’u takuar me presidentin e ri të Francës Nikola Sarkozi.//lk

XS
SM
MD
LG