Lidhje

SHBA: Përkujtohet me nderime Dita e të Rënëve


Amerikanët përkujtojnë sot të rënët në shërbimin ushtarak ndaj vendit të tyre. Me rastin e Ditës së të Rënëve, Presidenti Bush vendosi një kurorë në Varrezat Kombëtare të Arlingtonit.

Në fjalimin që mbajti më pas, ai u bëri homazh patriotëve që kanë luftuar dhe rënë duke thënë se nderimi i përjetshëm që u bëhet atyre është pikërisht ky vend ku njerëzit janë të lirë të besojnë ç’të duan dhe të thonë atë që mendojnë.

Dita e të Rënëve është një ditë kombëtare pushimi, gjatë së cilës në të gjithë vendin zhvillohen ceremoni dhe aktivitete të tjerfa të posaçme. Varrezat Kombëtare të Arlingtonit shtrihen në anën tjetër të lumit Potomak përballë qytetit të Uashingtonit. Atje ndodhen eshtrat e mëse 300 mijë amerikanëve të vrarë në luftë, duke filluar nga Lufta Civile Amerikane rreth 150 vjet më parë.//lk

XS
SM
MD
LG